VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVETË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË SELENICË, TË QARKUT TË VLORËS
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVETë PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të BASHKISë SELENICë, Të QARKUT Të VLORëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Selenicë, të qarkut të Vlorës, sipas lidhjes nr.1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Selenicë, të qarkut të Vlorës, miratuar me vendimin nr.801, datë 21.11.2007, të Këshillit të Ministrave, ”Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë Selenicë, të qarkut të Vlorës”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Selenicë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/04/2010