E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË SUKTH, TË QARKUT TË DURRËSIT

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM Të BASHKISë SUKTH, Të QARKUT Të DURRëSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Sukth, të qarkut të Durrësit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të bashkisë Sukth, të qarkut të Durrësit, miratuar me vendimin nr.413, datë 9.6.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë Sukth, të qarkut të Durrësit”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Sukth për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›