E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR KALIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME TË “INSIG” SH.A., NGA MINISTRIA E FINANCAVE (INSIG), NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR ENTIN KOMBËTAR TË BANESAVE

V E N D I M


PëR

KALIMIN E PASURIVE Të PALUAJTSHME Të “INSIG” SH.A., NGA MINISTRIA E FINANCAVE (INSIG), Në PëRGJEGJëSI ADMINISTRIMI Të MINISTRISë Së PUNëVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PëR ENTIN KOMBëTAR Të BANESAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, ministrit të Financave dhe ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Kalimin e pasurive të paluajtshme, apartamente, lokale, mjedise shërbimi, në pronësi të “INSIG” sh.a., regjistruar në nr.hipotekor 7792, datë 13.10.1995, të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave.

2. Kalimin e truallit me nr.pasurie 9/15, zonë kadastrale 8330, me sipërfaqe 11416 m2, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet këtij vendimi, si truall në bashkëpronësi të pandarë, në funksion të objekteve të pasqyruara në këtë planvendosje.

3. Ngarkohet Enti Kombëtar i Banesave të bëjë inventarizimin, me qëllim privatizimin në favor të familjeve që banojnë në këto godina, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin nr.19, datë 13.9.2007, të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, “Për përcaktimin e rregullave të përgjithshme të zbatimit të programit të banesave me kosto të ulët”.

4. Ngarkohet Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, për regjistrimin e pasurive të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, sipas ligjit nr.7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.

5. Procedurat e privatizimit dhe lidhja e kontratave të bëhet brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, nga Enti Kombëtar i Banesave. Në rastet kur familja nuk pranon të lidhë kontratën, brenda afatit të mësipërm, me Entin Kombëtar të Banesave, i humbet e drejta e privatizimit dhe pasuria përkatëse do të përdoret nga Enti Kombëtar i Banesave, në zbatim të programit të banesave me kosto të ulët.

6. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Drejtësisë, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Enti Kombëtar i Banesave dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë, të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


23/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›