E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË PUKË, TË QARKUT TË SHKODRËS

V E N D I M

PëR


MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM Të BASHKISë PUKë, Të QARKUT Të SHKODRëS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr. 8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim bashkisë Pukë, të qarkut të Shkodrës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të bashkisë Pukë, të qarkut të Shkodrës, miratuar me vendimin nr.364, datë 27.3.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë Pukë, të qarkut të Shkodrës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Pukë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


23/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›