VENDIM PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TË MJEDISEVE TË ISH-INSTITUTIT TË MJEDISIT DHE NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA OST, SHA-ja, MINISTRISË SË DREJTËSISË, TË MJEDISEVE TË DISPEÇERISË QE
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TË MJEDISEVE TË ISH-INSTITUTIT TË MJEDISIT DHE NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA OST, SHA-ja, MINISTRISË SË DREJTËSISË, TË MJEDISEVE TË DISPEÇERISË QENDRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13, 15 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të ndërtesës dhe të mjediseve të ish-Institutit të Mjedisit, sipas planvendosjes dhe planimetrisë, të paraqitura në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për t’u përdorur nga Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, sha, për nevojat e saj.
2. Transferimin e Albbakër, sha-së, dhe Albkrom, sha-së, nga ndërtesa e ish-Institutit të Mjedisit dhe sistemimin në mjedise pune, të cilat do t’u vihen në dispozicion nga KESH, sha-ja.
3. Transferimi fizik dhe sistemimi sipas pikave 1 e 2, të këtij vendimi, duhet të përfundojnë brenda një muaji nga hyrja në fuqi e vendimit.
4. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë të ndërtesës, ku aktualisht ndodhet dispeçeria qendrore, e cila është në administrim të OST, sha-së, sipas planvendosjes dhe planimetrisë, të paraqitura në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për t’u vënë në dispozicion të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
5. Transferimi fizik, sipas pikës 4, të këtij vendimi, të realizohet sapo të jetë ndërtuar dispeçeria e re qendrore e OST, sha-së.
6. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Drejtësisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA