VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË SIPËRFAQES DERI 1 000 HA NË KOMUNAT SYNEJ, LUZ i VOGËL, KRYEVIDH DHE GOSË, KAVAJË, PËR KULTIVIMIN E ULLIRIT, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE,
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË SIPËRFAQES DERI 1 000 HA NË KOMUNAT SYNEJ, LUZ i VOGËL, KRYEVIDH DHE GOSË, KAVAJË, PËR KULTIVIMIN E ULLIRIT, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 3, 5, pika 3, 23, pika 3, shkronja “b”,e 27, shkronja “b”,të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të sipërfaqes deri 1 000 ha,
pronë shtetërore, në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë, në kuadër të nismës “Shqipëria 1
euro”, për kultivimin e ullirit, është Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
- Miratimin e bonusit prej 9 për qind të pikëve, për rezultatin, teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “AGROTAL – 1”, sha, Tiranë.
- Kohëzgjatja e koncesionit të përcaktohet gjatë hartimit të kontratës.
- Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA