VENDIM PËR KALIMIN NË PRONËSI TË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI TË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE, NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin , urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kalimin në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:
· qarkun e Tiranës, 1 449 (një mijë e katërqind e dyzet e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 634 051,50 (gjashtëqind e tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë e një, presje pesëdhjetë)m2 ;
· qarkun e Vlorës, 1 306 (një mijë e treqind e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 517 079, 26 (pesëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e nëntë, presje njëzet e gjashtë)m2 ;
· qarkun e Shkodrës, 75 (shtatëdhjetë e pesë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 24 176 (njëzet e katër mijë e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë)m2 ;
· qarkun e Elbasanit, 1 036 (një mijë e tridhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 314 664,30 (treqind e katërmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër, presje tridhjetë)m2 ;
· qarkun e Lezhës, 129 (njëqind e njëzet e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 58 310 (pesëdhjetë e tetë mijë e treqind e dhjetë)m2 ;
· qarkun e Kukësit, 40 (dyzet) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 18 690,79 (tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë, presje shtatëdhjetë e nëntë)m2 ;
· qarkun e Gjirokastrës, 63 (gjashtëdhjetë e tre)) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 20 143,70 (njëzet mijë e njëqind e dyzet e tre, presje shtatëdhjetë)m2 ;
· qarkun e Fierit, 47 (dyzet e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 17 757,42 (shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë, presje dyzet e dy)m2 ;
· qarkun e Durrësit, 441 (katërqind e dyzet e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 172 107,84 (njëqinde shtatëdhjetë e dy mijë e njëqind e shtatë, presje tetëdhjetë e katër)m2 ;
· qarkun e Beratit, 81 (tetëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 25 095 (njëzet e pesë mijë e nëntëdhjetë e pesë)m2 .
2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimore Informale për nënshkrimin e kontratave të shitblerjes.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/12/2008