VENDIM PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PERSONAVE TË DËMTUAR NGA ZBATIMI I PROJEKTIT PËR NDËRTIMIN E SHKOLLËS NËNTËVJEÇARE PUBLIKE NË LAGJEN “MARK LULA”, BASHKIA SHKODËR
PëR
KOMPENSIMIN FINANCIAR Të PERSONAVE Të DëMTUAR NGA ZBATIMI I PROJEKTIT PëR NDëRTIMIN E SHKOLLëS NëNTëVJEçARE PUBLIKE Në LAGJEN “MARK LULA”, BASHKIA SHKODëR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 5.a dhe 5.b, të pjesës C, të ligjit nr.9603, datë 28.7.2006, “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin “Cilësi dhe barazi në arsim””, të ligjit nr.9661, datë 18.12.2006, “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin “Cilësi dhe barazi në arsim””, të ligjit nr.9717, datë 19.4.2007, “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin financiar të z. Vuksan Vitaj, në vlerën 920 400 (nëntëqind e njëzet mijë e katërqind) lekë, për dëmin e shkaktuar mbi pronën e paluajtshme dhe të luajtshme (veprimtari ekonomike), si rezultat i zbatimit të projektit për ndërtimin e shkollës nëntëvjeçare publike në lagjen “Mark Lula”, bashkia Shkodër.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të mbulohen nga fondet e miratuara, në buxhetin e vitit 2010, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave dhe bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
sali berisha
28/04/2010