VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE “KRISTAL”, TIRANË
V E N D I M
Për
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMIT, PRANë SHKOLLëS Së LARTë PRIVATE “Kristal”, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen në shkollën e lartë private “Kristal”, Tiranë, të programeve të studimit të ciklit të dytë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në:
a) E drejtë Publike;
b) E drejtë Penale;
c) Financë.
2. Këto programe studimi të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet “Diplomë e Nivelit të Dytë (DND)” në:
a) E drejtë Publike;
b) E drejtë Penale;
c) Financë.
3. Hapjen në shkollën e lartë private “Kristal”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të tretë, “Master i Nivelit të Dytë (MND)”, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Studime europiane”.
4. Ky program studimi i ciklit të tretë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Master i Nivelit të Dytë (MND) në Studime Europiane”.
5. Shkolla e lartë private “Kristal”, Tiranë, të fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 1 e 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
6. Ky institucion duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/04/2010