E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR KRIJIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT FIZIK, NGA OBJEKTE SHTETËRORE TË “ALBMINIERA”, SHA-SË, DHE SHËRBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTAR

V E N D I M

 

PËR

KRIJIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT FIZIK, NGA OBJEKTE SHTETËRORE TË “ALBMINIERA”, SHA-SË, DHE SHËRBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTAR

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё nenit 12, tё ligjit nr.9235, datё 29.7.2004, “Pёr kthimin dhe kompensimin e pronёs”, tё ndryshuar, dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Kalimin në fondin e kompensimit fizik dhe vënien në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të 32 objekteve shtetërore, të “Albminiera”, sha-së, dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.       Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi të bëjë verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit për objektet, përbërëse të fondit të mësipërm, ta përdorë për kompensimin e pronarëve, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

3.       Pas verifikimit përfundimtar, të bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronat, të cilat rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, të hiqen nga fondi i kompensimit fizik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›