E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH

V E N D I M

 

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe tё nenit 8, të  ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

1.       Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash.

2.    Shpronësimi tё bëhet në favor të Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Rrugёve.

3.    Pronarët e pasurisë së paluajtshme, (objekt), që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelёn, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi, për objekt, me vlerё  3 125 158 (tre milionë e njëqind e njëzet e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë, dhe me vlerë 2 984 015 (dy milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër mijë e pesëmbëdhjetë) lekë,  me një vlerë të përgjithshme shpronësimi        6 109 173 (gjashtë milionë e njëqind e nëntë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë.

4.    Shpenzimet procedurale, në vlerën 221 000 (dyqind e njëzet e një mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5.    Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 6 109 173 (gjashtë milionë e njëqind e nëntë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë, të përballohet nga zëri “shpronësime”, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

6.    Shpronësimi të fillojё më 30.12.2008 dhe tё përfundojë më 30.3.2009.

7.    Pronarët, që shpronësohen, të kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë parqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8.    Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё kryejë likuidimin e pronarit, brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, sipas dokumentacionit të pronësisë dhe planimetrisë përkatëse.  

9.    Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›