E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.414, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË LEZHË, TË

V E N D I M

PËR

 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.414, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË LEZHË, TË QARKUT TË LEZHËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.414, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:

a)       Përmasat e pronave nr.262, 262/1, 262/2, 262/3, 262/4, 262/5, 262/6, 262/7, 262/9 e 262/11, në bashkinë Lezhë, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b)       Në listën e inventarit të pronave të bashkisë Lezhë shtohen pronat me nr.1-216, sipas formularit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2.       Pronat e përcaktuara në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, t’i transferohen bashkisë Lezhë.

3.       Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›