E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR LICENCIMIN E INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, “SHKOLLA E LARTË NËNA MBRETËRESHË, GERALDIN˔

V E N D I M

PËR
 

LICENCIMIN E INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, “SHKOLLA E LARTË NËNA MBRETËRESHË, GERALDINË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44  e 45,  të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 1.       Licencimin e institucionit të arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, i cili do të ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Burrelit.

 2.       Institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, do të organizohet në dy fakultete:

 a)       Fakulteti i Infermierisë, me programin e studimit, në formën e studimit me kohë të plotë, “Infermier i përgjithshëm” (3 vite akademike).

b)       Fakulteti i Mësuesisë, me programin e studimit, në formën e studimit me kohë të plotë, “Mësues i ciklit të ulët” (3 vite akademike).

 3.       Institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, do të ofrojë programe studimi të ciklit të pare, të cilat do të zgjasin 3 vite akademike dhe, në përfundim të studimeve, do të lëshojë diplomën e nivelit të parë, në fushën e arsimit të kryer.

 4.       Ngarkohet institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga/një personel akademik i huaj, me kualifikimin e nevojshëm.

 5.       Institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore, për programet e studimit, pasi të ketë marrë lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, por jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik.

 Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni përmbush angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.

 6.       Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 7.       Institucioni i arsimit të lartë, privat, “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, duhet t’u nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara ligjore.

 8.       Ngarkohet  Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›