E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS PËR KONTRATËN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE, ME RRUGË, (CMR), NË LIDHJE ME SHËNIMET ELEKTRONIKE TË DËRGESËS

V E N D I M
 

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS PËR KONTRATËN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR TË MALLRAVE, ME RRUGË, (CMR), NË LIDHJE ME SHËNIMET ELEKTRONIKE TË DËRGESËS

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 Miratimin, në parim, të protokollit shtesë të konventës për kontratën e transportit ndërkombëtar të mallrave, me rrugë, (CMR), në lidhje me shënimet elektronike të dërgesës, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›