E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË TJERA STUDIMI PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, PRIVATE, “KRISTAL”

V E N D I M
 

PËR
 

HAPJEN E PROGRAMEVE TË TJERA STUDIMI  PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, PRIVATE, “KRISTAL”

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44  e 45,  të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:                                   

9.       Lejimin e shkollës së lartë universitare, private, “Kristal”, Tiranë, të hapë në Fakultetin e  Shkencave Politike programet e studimit të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, për:

 a)       Psikolog pune;

b)       Psikolog shkollor.

 10.    Kohëzgjatja e programeve të studimit të ciklit të parë do të jetë 3 vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet diploma  e nivelit të parë (DNP), në fushën e arsimimit të kryer.

 11.    Ngarkohet shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, që, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit,  pas vitit të parë, nga një personel akademik і huaj, me kualifikimin e nevojshëm.

 12.    Shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, pasi të ketë marrë lejen përkatëse nga ministri і Arsimit dhe Shkencës, por jo më vonë se dy javë para fillimit të vitit akademik.

 Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.

 13.    Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 14.    Shkolla e lartë universitare, private, “Kristal”, duhet t’u nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

 15.    Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I


 SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›