VENDIM PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “KËRKESAT TEKNIKE DHE NORMAT, QË DUHET TË PËRMBUSHË QUMËSHTI I DESTINUAR PËR PRODHIMIN E QUMËSHTIT PËR KONSUM DHE TË PRODUKTEVE ME BAZË QUMËSHTI”
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “KËRKESAT TEKNIKE DHE NORMAT, QË DUHET TË PËRMBUSHË QUMËSHTI I DESTINUAR PËR PRODHIMIN E QUMËSHTIT PËR KONSUM DHE TË PRODUKTEVE ME BAZË QUMËSHTI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pika 2, e 15, shkronja “b”, të ligjit nr.9441, datë 11.11.2005, “Për prodhimin, grumbullimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e rregullores “Kërkesat teknike dhe normat, që duhet të përmbushë qumështi i destinuar për prodhimin e qumështit për konsum dhe të produkteve me bazë qumështi”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA