VENDIM PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Z.Albert Gajo, zëvendësministër i Integrimit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z.Edmond Hoxha, emërohet zëvendësministër i Integrimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/10/2009