morën në shqyrtim dhe u miratuan këto vendime të rëndësishme: V E N D I M

PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Z.Albert Gajo, zëvendësministër i Integrimit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z.Edmond Hoxha, emërohet zëvendësministër i Integrimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Z.Aleksandër Garuli, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z.Auron Meneri, emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Z. Ndue Preka, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z.Tokli K.Thomaj emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve .
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Znj. Marjeta Zaçe, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Filloreta Kodra emërohet zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6,të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1.Z. Stavri Ristani, zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, lirohet nga kjo dtyrë.
2. Z.Edmond Haxhinasto emërohet zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit .
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Z. Alfred Rushaj emërohet zëvendësministër i Financave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Znj. Nora Malaj emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6,të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Z. Leonard Beqiri emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Z. Anton Gurakuqi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.115, DATË 2.2.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:1. Pika 1, e vendimit nr.115, datë 2.2.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore, është 2657 punonjës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
2. Ngarkohet Ministria e Financave të miratojë shtesën në numrin e punonjësve , me kontratë të përkohshme, sipas profesioneve dhe afateve kohore, brenda kritereve të përcaktuara në vendimin e sipërpërmendur.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e miratimit të tij.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KRYERJES SË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR RIKONSTRUKSIONIN E ARKIVIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s, të nenit 75, t¸ ligjit nr.9643,dat¸ 20.11.2006, “P¸r prokurimin publik”, t¸ ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, K¸shilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që, brenda datës 30 nëntor 2009, të kryejë procedurën e prokurimit, me objekt “Rikonstruksioni i arkivit”.
2. Fondi limit për rikonstruksionin e arkivit, prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, zëri “Shpenzime kapitale”, miratuar për Kuvendin.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Kuvendi për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “HYRJA KAVAJË-UNAZË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Hyrja Kavajë-Unazë”.
2. Shpronësimi t¸ bëhet në favor të Drejtoris¸ s¸ P¸rgjithshme t¸ Rrug¸ve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 1071.5 (një mijë e shtatëdhjetë e një pikë pesë) m2, tokë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 16 072 500 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 277 000 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 16 072 500 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëdhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 15.10.2009 dhe të përfundojë më 15.1.2010.
7. Pronarët, për të cilët, në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afateve të përcaktuara në pikën 6, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I MPËR
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, “MASTER I NIVELIT TË DYTË” NË GJUHËN SHQIPE, NË QENDRËN NDËRUNIVERSITARE TË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6, pika 3, 26, pika 1.3.4, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Qendrën Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike, të programit të studimit, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë” (MND), në Gjuhë shqipe.
2. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në Gjuhë shqipe.
3. Programi i studimit realizohet me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 1 (një) vit.
4. Ky program studimi ta fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Qendrën Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Ndëruniversitare e Studimeve Albanologjike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
* * *
V E N D I MPËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.856, DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË “GJUHË-LETËRSI SHQIPE DHE FRËNGE”, NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, TË KORÇËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.856, datë 5.8.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Hapjen në Universitetin “Fan S. Noli”, të Korçës, në Fakultetin e Mësuesisë, të programit të studimit “Gjuhë-Letërsi shqipe dhe frënge” në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë DNP, në Gjuhë-Letërsi shqipe dhe frënge.”.
2. Pas pikës 3, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3.1. Kuota e pranimit në programin e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge”, është 50 (pesëdhjetë).
3. Pas pikës 4, shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:
“4/1. Tarifa e shkollimit në programin e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Frënge”, është 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
* * *
V E N D I MPËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.857, DATË 5.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN NË QYTETIN E PESHKOPISË, TË FILIALEVE DHE PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË FAKULTETEVE TË EKONOMISË E TË ADMINISTRIMIT, TË EDUKIMIT DHE TË SHKOLLËS SË LARTË PROFESIONALE, TË UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT RE TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME STUDIMI, NË VITIN AKADEMIK 2009-2010”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pikat 1.11, e 2, 26, 33, 42, e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 8, e vendimit nr.857, datë 5.8.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Numri i kuotave të pranimeve, në këto programe studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010, është i përcaktuar në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË FAKULTETIN E INXHINIERISË MEKANIKE TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.4, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
7. Hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programeve të studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, si më poshtë vijon:
a) Në “Inxhinieri mekanike”, në profilet:
i) “Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike”.
ii) “Sistemet e energjisë dhe proceset termike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e energjisë dhe proceset termike”.
iii) “Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut”.
b) Në “Materiale”, në profilet:
i) “Materiale metalike dhe alternative”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Materiale metalike dhe alternative”.
ii) “Materiale tekstile”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Materiale tekstile”.
8. Programet e studimeve “Master i nivelit të dytë” realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është, të paktën, një vit.
9. Këto programe studimesh ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
10. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.
11. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË, “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË FAKULTETET E HISTORISË E FILOLOGJISË, TË GJUHËVE TË HUAJA DHE TË SHKENCAVE NATYRORE, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.4, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
12. Hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në Universitetin e Tiranës, në këto fakultete:
a) Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë:
iv) Në “Histori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Histori”.
v) Në “Arkeologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Arkeologji”.
vi) Në “Trashëgimi kulturore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Trashëgimi kulturore”.
vii) Në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Marrëdhënie ndërkombëtare”.
b) Fakulteti i Gjuhëve të Huaja:
iii) Në “Shkenca gjuhësore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Shkenca gjuhësore”.
iv) Në “Letërsi botërore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Letërsi botërore”.
c) Fakulteti i Shkencave Natyrore:
i) Në “Matematikë teorike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Matematikë teorike”.
· Në “Sisteme informatike të avancuara”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Sisteme informatike të avancuara”.
· Në “Fizikë”, në profilet:
· “Fizikë teorike llogaritëse”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Fizikë teorike llogaritëse”.
· “Fizikë e aplikuar”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Fizikë e aplikuar”.
· “Biofizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biofizikë”.