E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2009

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2009

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 2, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për nomenklaturën e mallrave dhe tarifën doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.       Miratimin dhe publikimin zyrtar të nomenklaturës së kombinuar të mallrave, 2009, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

2.       Vendimi nr.1051, datë 16.7.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e publikimin zyrtar të nomenklaturës së kombinuar të mallrave”, si dhe çdo dispozitë tjetër, që bie në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohet.

 

3.       Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi më 1 janar 2009.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


24/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›