E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË TË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E KALIMIT Të PRONëSISë Të DISA PARCELAVE NDëRTIMORE Në FAVOR Të POSEDUESVE Të OBJEKTEVE INFORMALE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të paragrafit të tretë, të nenit 175, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale, të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi, në:

a) qarkun Tiranë, 2 176 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 773 207, 53 (shtatëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e dyqind e shtatë presje pesëdhjetë e tre) m²;

b) qarkun Durrës, 655 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 229 735, 41 (dyqind e njëzet e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë presje dyzet e një) m²;

c) qarkun Shkodër, 55 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 15 592, 20 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy presje njëzet) m²;

ç) qarkun Berat, 82 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 27 483, 10 (njëzetë e shtatë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre presje dhjetë) m²;

d) qarkun Fier, 392 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 108 481, 80 (njëqind e tetë mijë e katërqind e tetëdhjetë e një presje tetëdhjetë) m²;

dh) qarkun Korçë, 2 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 507, 93 (pesëqind e shtatë presje nëntëdhjetë e tre) m²;

e) qarkun Dibër, 100 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 10 515, 66 (dhjetë mijë e pesëqind e pesëmbëdhjetë presje gjashtëdhjetë e gjashtë) m²;

ë) qarkun Elbasan, 465 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 112 190, 40 (njëqind e dymbëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë presje dyzet) m²;

f) qarkun Gjirokastër, 28 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 285, 10 (shtatë mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë presje dhjetë) m²;

g) qarkun Vlorë, 146 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 56 877, 40 (pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e shtatë presje dyzet) m²;

gj) qarkun Kukës, 1 parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 337, 87 (treqind e tridhjetë e shtatë presje tetëdhjetë e shtatë) m².

2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


13/04/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›