VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.200, DATË 19.2.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE PËR PROCEDURËN E TJETËRSIMIT TË OBORREVE NË PËRDORIM, PËR LLOGARI TË FONDIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR”
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.200, DATë 19.2.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE PëR PROCEDURëN E TJETëRSIMIT Të OBORREVE Në PëRDORIM, PëR LLOGARI Të FONDIT Të KOMPENSIMIT FINANCIAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 3, e 23, pika 1, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të neneve 24, shkronja “c”, e 56, të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.200, datë 19.2.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 2, të ndarjes I, të vendimit, pas fjalëve “...në funksion të një ndërtimi të ligjshëm...” shtohen “...për qëllime banimi...”.
2. Në nënndarjen “ii”, të pikës 2, të ndarjes II, flalët “...sipas aneksit 1...” zëvendësohen me “...sipas aneksit 2...”.
3. Në ndarjen III, “Paraqitja e kërkesës dhe akteve provuese”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Kërkesa plotësohet sipas formularit tip, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. Formulari tip përmban një paralajmërim që ngarkon me përgjegjësi, sipas ligjit, subjektin kërkues në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo të depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar.”.
b) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Ajo paraqitet nga kërkuesi pranë AKKP-së drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande.”.
c) Në shkronjën “ç”, të pikës 3, fjalët “...i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit” zëvendësohen me “...i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave...”.
ç) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Me paraqitjen e kërkesës paguhet edhe tarifa e shërbimit, niveli i i së cilës përcaktohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave.”.
4. Në ndarjen IV, “Procedura e shqyrtimit të kërkesës”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve, por jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës e të dokumentacionit nga kërkuesi, shqyrton dhe jep vendim për të. AKKP-ja verifikon dhe përcakton, nëse kërkesa e dokumentacioni shoqërues përmbushin kushtet e përcaktuara në ndarjen II, të këtij vendimi, si dhe saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet.
b) Kudo në pikën 2 fjalët “...zyra/zyrës rajonale...” zëvendësohen me “...AKKP-së/ja...”.
c) Në pikën 3 fjalët “...zyra rajonale...” zëvendësohen me “...AKKP-ja...”.
ç) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Në përfundim të shqyrtimit, AKKP-ja harton vlerësimin ligjor.”.
d) Shkronja “c”, e pikës 5, shfuqizohet.
dh) Fjalia e parë, e pikës 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në përfundim, AKKP-ja njofton kërkuesin, sipas rastit, për:”.
e) Pika 7 shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/04/2010