E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK TË TREGUESVE MAKROEKONOMIKË E FISKALË, TË RISHIKUAR, DHE TË TAVANEVE PËRFUNDIMTARE TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM, 2011 –2013

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E KUADRIT MAKROEKONOMIK Të TREGUESVE MAKROEKONOMIKë E FISKALë, Të RISHIKUAR, DHE Të TAVANEVE PëRFUNDIMTARE Të PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESëM, 2011 –2013

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 23 e 27, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal, 2011 – 2013, të rishikuar, dhe të treguesve makroekonomikë e fiskalë të rishikuar, për periudhën 2011 – 2013, përkatësisht sipas lidhjes nr. 1, “Treguesit kryesorë makroekonomikë”, dhe lidhjeve nr. 2, e nr .2/1, “Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar”, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Miratimin e tavaneve përfundimtare të programit buxhetor afatmesëm, 2011-2013, sipas lidhjes nr.3, “Tavanet përfundimtare të ministrive të linjës/institucioneve buxhetore, sipas grup-artikujve të shpenzimeve”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›