VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTËSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, NË BASHKINË E PËRMETIT
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTëSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, Në BASHKINë E PëRMETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i varrezave publike, në bashkinë e Përmetit.
2. Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Përmetit.
3. Pasuritë, në sipërfaqen prej 3996 (tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m² tokë arë, pronë private që shpronësohen, si dhe pronarët që shpronësohen, janë sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
4. Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë pronë private të të cilëve shpronësohen, është 2 197 800 (dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Përmetit, planifikuar në buxhetin e vitit 2010.
5. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
6. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Përmetit.
7. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Përmetit, për realizimin e këtij projekti.
8. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 3996 (tre mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m² tokë arë, shpronësuar në favor të bashkisë së Përmetit, të bëhet brenda 30 ditëve, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Përmetit për zbatimin e këtij vendimi.
10. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/07/2010