VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E DREJTËSISË, PËR PAGESËN E PAGËS SË KRYETARIT TË KOMISIONIT SHTETËROR PËR NDIHMËN JURIDIKE
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E DREJTëSISë, PëR PAGESëN E PAGëS Së KRYETARIT Të KOMISIONIT SHTETëROR PëR NDIHMëN JURIDIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10 190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, si dhe të ligjit nr.10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 1 111 000 (një milion e njëqind e njëmbëdhjetë mijë) lekësh, për pagesën e pagës dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të kryetarit të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridke.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/07/2010