VENDIM PËR CAKTIMIN E TARIFAVE TË PAGESËS SË KËSHILLTARËVE PROFESIONISTË DHE AGJENTËVE QË MERREN ME RIATDHESIMIN E VLERAVE MONETARE E TË PRODUKTEVE TË KRIMIT, TË SEKUESTRUARA BRENDA E JASHTË SHTETIT, DHE DEBITORËVE TË TJERË TË PËRFSHIRË NË VEPRIMTARI
V E N D I M
PëR
CAKTIMIN E TARIFAVE Të PAGESëS Së KëSHILLTARëVE PROFESIONISTë DHE AGJENTëVE Që MERREN ME RIATDHESIMIN E VLERAVE MONETARE E Të PRODUKTEVE Të KRIMIT, Të SEKUESTRUARA BRENDA E JASHTë SHTETIT, DHE DEBITORëVE Të TJERë Të PëRFSHIRë Në VEPRIMTARINë E FIRMAVE PIRAMIDALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8215, datë 9.5.1997, “Për kontrollin financiar të personave juridikë jo bankarë që kanë marrë hua nga publiku i gjerë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Tarifa e pagesës për këshilltarët profesionistë dhe agjentët e kontraktuar nga administratori i shoqërisë huamarrëse, mund të jetë deri në 15% të vlerës së arkëtuar në favor të këtyre shoqërive, nga riatdhesimi i vlerave monetare, të depozituara në banka, të personave të shpallur debitorë dhe aseteve të shoqërive huamarrëse, në administrim të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, që ndodhen brenda ose jashtë shtetit, të përfshirë në veprimtarinë e firmave piramidale.
2.Pagesa e këshilltarëve profesionistë apo agjentëve të kontraktuar, sipas pikës 1, të bëhet nga administratori i shoqërisë huamarrëse.
3.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Grupi Mbikëqyrës i Shoqërive Huamarrëse në administrim, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/07/2010