VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, NË KOMUNËN E FARKËS, QARKU TIRANË
V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARëVE Të PASURIVE Të PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKEN NGA ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE, Në KOMUNëN E FARKëS, QARKU TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zgjerimi i varrezave publike, në Komunën e Farkës, të qarkut të Tiranës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të komunës së Farkës, qarku Tiranë.
3. Pasuritë në sipërfaqen prej 20400 (njëzet mijë e katërqind) m² tokë arë, pronë private, që shpronësohen, si dhe pronarët që shpronësohen, janë sipas tabelës, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
4. Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë pronë private të të cilëve shpronësohen, është 50 734 800 (pesëdhjetë milionë e shtatëqind e tridhjetë e katër mijë e tetëqind) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e komunës së Farkës, planifikuar në buxhetin e vitit 2010.
5. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
6. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga komuna e Farkës.
7. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga komuna e Farkës, për realizimin e këtij projekti.
8. Regjistrimi i ri i pasurisë prej 20400 (njëzet mijë e katërqind) m² tokë arë, shpronësuar në favor të komunës së Farkës, të bëhet brenda 30 ditëve, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Farkë, e qarkut të Tiranës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
28/07/2010