E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, TË DATËS 23.10.2007, PËR ÇËSHTJEN “GJONBOÇARI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRIS˔

V E N D I M


PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, TË DATËS 23.10.2007, PËR ÇËSHTJEN “GJONBOÇARI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të paragrafit 1, të nenit 46, të konventës evropiane “Për të drejtat e njeriut”, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e konventës evropiane “Për të drejtat e njeriut dhe lirive themelore””, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379,  datë 23.10.1999, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 8 e 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Ekzekutimin e vendimit  të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, të datës 23.10.2007, për çështjen nr.10508/02, “Gjonboçari dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, në vlerën 49 000 (dyzet e nëntë mijë) euro.

2. Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe afati brenda të cilit duhet kryer ky ekzekutim është data 20 qershor 2008.

3. Shuma prej 49 000 (dyzet e nëntë mijë) eurosh të depozitohet në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve “Gjonboçari dhe të tjerë”, dhe të konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën kur do të çelet llogaria.

4. Pagimi i shumës së depozituar, sipas pikës 3, të këtij vendimi, ndaj ankuesve “Gjonboçari dhe të tjerë”, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor, të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.

5. Detyrimi financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›