E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.42, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE TË ZBATIMIT, KLASIFIKIMIT DHE DISIPLINIMIT TË SUBJEKTEVE JURIDIKE, QË

v e n d i m

PER

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.42, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE TË ZBATIMIT, KLASIFIKIMIT DHE DISIPLINIMIT TË SUBJEKTEVE JURIDIKE, QË USHTROJNË VEPRIMTARI NDËRTIMI”, TË NDRYSHUAR

N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸ dhe të neneve 8 e 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, K¸shilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pika 5 e kreut IX, “Dispozita kalimtare dhe të fundit”, të rregullores, që i bashkëlidhet vendimit nr.42, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5.  Rikategorizimi dhe riklasifikimi i licencave të dhëna para hyrjes në fuqi të vendimit nr.42, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, përfundon 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


22/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›