VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR BULQIZË-URA ÇERENECIT
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR BULQIZË-URA ÇERENECIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private (objekte, kultura bujqësore), që preket nga ndërtimi i segmentit rrugor Bulqizë-Ura Çerenecit.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për objektet dhe kulturat bujqësore, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 9 369 474 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 9 369 474 (nëntë milionë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
5. Shpronësimi të fillojë më 22.4.2009 dhe të përfundojë më 15.7.2009.
6. Pronarët e listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “proces regjistrimi” ose “Konfirmim ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, të cilat preken, me numrin e pasurive në pronësi të pronarëve, që shpronësohen.
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
22/04/2009