E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.236, DATË 6.3.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E QENDRËS NDËRUNIVERSITARE TË ZHVILLIMIT TË TELEMATIKËS”

V E N D I M

 

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.236, DATË 6.3.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E QENDRËS NDËRUNIVERSITARE TË ZHVILLIMIT TË TELEMATIKËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9704, datë 2.4.2007, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e një qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Kudo në vendimin nr.236, datë 6.3.2009, të Këshillit të Ministrave, emërtesa “Qendra Ndëruniversitare e Zhvillimit të Telematikës” zëvendësohet me “Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe e Rrjetit Telematik”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


22/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›