VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË LLOJEVE TË FAUNËS SË EGËR, OBJEKT GJUETIE
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS Së LLOJEVE Të FAUNëS Së EGëR, OBJEKT GJUETIE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 3, dhe të pikës 1, të nenit 33, të ligjit nr.10253, datë 11.3.2010, “Për gjuetinë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, sipas shtojcës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
Shtojcë
Llojet e faunës së egër objekt gjuetie në Republikën e Shqipërisë
Nr. Emri shkencor i llojit Emri shqip
1. Lepus europaeus Lepur i egër
2. Vulpes vulpes Dhelpër
3. Anas penelope Kryekuqe e madhe
4. Anas platyrhynchos Kuqja
5. Anas crecca Grilla
6. Anas strepera Rosa e zezë
7. Anas acuta Bishtëgjela
8. Anas clypeata Sqepluga
9. Anas querquedula Marsatorja
10. Gallinago gallinago Shapkë uji
11. Fulica atra Bajza
12. Alectoris graeca Thëllëzë mali
13. Columba livia Pëllumb i egër
14. Scolopax rusticola Shapka
15. Streptopelia turtur Turtulli
16. Coturnix coturnix Shkurta
17. Alauda arvensis Lauresha
07/07/2010