VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 209, DATË 28.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E ADMINISTRATORËVE TË PAVARUR NË SHOQËRITË HUAMARRËSE, SUBJEKTE TË KONTROLLIT”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 209, DATË 28.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E ADMINISTRATORËVE TË PAVARUR NË SHOQËRITË HUAMARRËSE, SUBJEKTE TË KONTROLLIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paragrafi i tretë, i pikës 3, të vendimit nr.209, datë 28.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Paga mujore për pozicionin “administrator” njësohet me pagën e pozicionit ”Përgjegjës sektori, i nivelit të lartë, në ministritë e linjës”, klasa III, kategoria III-a, sipas vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore, të vitit 2008, të përcaktuara për institucionin e Grupit Mbikëqyrës.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA