E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVEVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBETARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROJEKTIN E MODERNIZIMIT TË SISTEMIT SHËNDETËSOR

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVEVESHJES NDRYSHUESE Të MARRëVESHJES Së FINANCIMIT, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE SHOQATëS NDëRKOMBETARE PëR ZHVILLIM (IDA), PëR PROJEKTIN E MODERNIZIMIT Të SISTEMIT SHëNDETëSOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për financimin e projektit të modernizimit të sistemit shëndetësor.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


07/07/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›