E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE DHE TË PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS GJERMANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (KfW), PËR PROJEKTIN “MBROJTJA E MJEDISIT TË LIQENIT TË SHKODRËS”

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE DHE TË PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS GJERMANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (KfW), PËR PROJEKTIN “MBROJTJA E MJEDISIT TË LIQENIT TË SHKODRËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare dhe të projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim (KfW), për projektin “Mbrojtja e mjedisit të liqenit të Shkodrës”, për kontributin financiar të kësaj banke, me vlerën 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) eurosh.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›