E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË E KORPORATËS ELETROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR DHËNIEN E ASISTENCËS FINANCIARE (GRANT), PËR KR

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË  E KORPORATËS ELETROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR DHËNIEN E ASISTENCËS FINANCIARE (GRANT), PËR KRYERJEN E STUDIMIT TË FIZIBILITETIT, PËR INVESTIMET PËR SIGURINË E DIGAVE, NË KASKADAT E LUMENJVE,

DRIN DHE MAT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e Korporatës Eletroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për dhënien e asistencës financiare (grant), për kryerjen e studimit të fizibilitetit, për investimet për sigurinë e digave, në kaskadat e lumenjve, Drin dhe Mat.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›