P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8976, DATË 12.12.2002, “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Nё ligjin nr.8976, datё 12.12.2002, “Pёr akcizat”, tё ndryshuar, tё bёhen kёto ndryshime:
Neni 1
Pika 1, e nenit 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Çdo person, që prodhon mallra në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importon ngarkesa tregtare mallrash, subjekt akcize, për përpunim të miratuar në një magazinë tatimore të miratuar, detyrohet të pajiset me autorizimin e organeve tatimore. Pajisja me autorizim nga organet tatimore përkatëse bëhet sipas kushteve të caktuara nga ministri i Financave.”.
Neni 2
Pika 1, e nenit 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Çdo person i autorizuar, sipas nenit 4, të këtij ligji, nëse kërkon të prodhojë ose të mbajë mallra akcize në ndonjë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, nën regjimin e pezullimit tatimor, duhet të kërkojë më parë në organet tatimore, që ato t’i miratojnë atij si magazinë tatimore truallin, ndërtesën ose mjedisin tjetër, që ai disponon. Miratimi i magazinës tatimore bëhet sipas kushteve të caktuara nga ministri i Financave.”.
Neni 3
Shtojca 1, që i bashkëlidhet ligjit nr.8976, datë 12.12.2002, “Për akcizat”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër e titull, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA PALLI