VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE SHTESË, PËR MARRËVESHJEN E PROJEKTIT DHE TË FINANCIMIT, DATË 6.2.2007, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË E NDËRMARRJES SË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE, POGRADEC, DHE BAN
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE SHTESË, PËR MARRËVESHJEN E PROJEKTIT DHE TË FINANCIMIT, DATË 6.2.2007, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË E NDËRMARRJES SË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE, POGRADEC, DHE BANKËS GJERMANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (KfW), PËR PROGRAMIN E MBROJTJES MJEDISORE TË LIQENIT TË OHRIT “KANALIZIMET, POGRADEC II”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipqërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare shtesë, për marrëveshjen e projektit dhe të financimit, datë 6.2.2007, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Pogradec, si agjencia e zbatimit të projektit, dhe Bankës Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim (KfW), për programin e mbrojtjes mjedisore të liqenit të Ohrit “Kanalizimet, Pogradec II”, me një grant 800 000 (tetëqind mijë) euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/10/2009