VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.151, DATË 25.4.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PER STATUSIN "DËSHMOR I ATDHEUT"”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.151, DATË 25.4.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PER STATUSIN "DËSHMOR I ATDHEUT"”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8607, datë 27.4.2000 "Për statusin e Dëshmorit të Atdheut", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në shkronjën “a”, të pikës 1, të vendimit nr.151, datë 25.4.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
1. Fjalia e parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut” kryesohet nga ministri i Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe përbëhet nga:...:”
2. Emërtimi “... Zëvendëskryeministri kryetar...” shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K RY E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/10/2009