VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, NË FAKULTETIN E INXHINIERISË MEKANIKE TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË FAKULTETIN E INXHINIERISË MEKANIKE TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.4, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
7. Hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programeve të studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, si më poshtë vijon:
a) Në “Inxhinieri mekanike”, në profilet:
i) “Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike”.
ii) “Sistemet e energjisë dhe proceset termike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e energjisë dhe proceset termike”.
iii) “Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut”.
b) Në “Materiale”, në profilet:
i) “Materiale metalike dhe alternative”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Materiale metalike dhe alternative”.
ii) “Materiale tekstile”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Materiale tekstile”.
8. Programet e studimeve “Master i nivelit të dytë” realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është, të paktën, një vit.
9. Këto programe studimesh ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
10. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.
11. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/10/2009