E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË FONDIN E SIGURACIONIT RAJONAL NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE, PËR VENDET E EVROPËS JUGLINDORE, “EUROPA REINSURANCE LIMITED”

VENDIM 

PËR 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË FONDIN E SIGURACIONIT RAJONAL NDAJ FATKEQËSIVE NATYRORE, PËR VENDET E EVROPËS JUGLINDORE, “EUROPA REINSURANCE LIMITED”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9655, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve  5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm e të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.     Miratimin, në parim, të marrëveshjes së aksioneve, në kuadër të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në fondin e siguracionit rajonal ndaj fatkeqësive natyrore, për vendet e Evropës Juglindore, “Europa Reinsurance Limited”.

2.     Miratimin, në parim, të statutit të shoqërisë “Europa Reinsurance Ltd”.

3.     Miratimin, në parim, të marrëveshjes “Për të drejtën e blerjes së aksioneve”.

4.     Miratimin, në parim, të prokurës së aksionerëve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


08/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›