E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË, “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, NË FAKULTETET E HISTORISË E FILOLOGJISË, TË GJUHËVE TË HUAJA DHE TË SHKENCAVE NATYRORE, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

V E N D I M

PËR

 

HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË, “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË FAKULTETET E HISTORISË E FILOLOGJISË, TË GJUHËVE TË HUAJA DHE TË SHKENCAVE NATYRORE, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.4, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

12.   Hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në Universitetin e Tiranës, në këto fakultete:

a)         Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë:

iv)            Në “Histori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Histori”.

v)             Në “Arkeologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Arkeologji”.

vi)            Në “Trashëgimi kulturore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Trashëgimi kulturore”.

vii)           Në “Marrëdhënie ndërkombëtare”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Marrëdhënie ndërkombëtare”.

b)        Fakulteti i Gjuhëve të Huaja:

iii)            Në “Shkenca gjuhësore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Shkenca gjuhësore”.

iv)            Në “Letërsi botërore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Letërsi botërore”.

c)        Fakulteti i Shkencave Natyrore:

i)            Në “Matematikë teorike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Matematikë teorike”.

·                  Në “Sisteme informatike të avancuara”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Sisteme informatike të avancuara”.

·                  Në “Fizikë”, në profilet:

·         “Fizikë teorike llogaritëse”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Fizikë teorike llogaritëse”.

·         “Fizikë e aplikuar”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Fizikë  e aplikuar”.

·         “Biofizikë”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biofizikë”.

·                     Në “Fizikë dhe kimi materialesh”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Fizikë dhe kimi materialesh”.

·                     Në “Inxhinieri e proceseve kimike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Inxhinieri e proceseve kimike”.

·                     Në “Teknologjitë dhe mikrobiologjitë e ushqimeve”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Teknologjitë dhe mikrobiologjitë e ushqimeve”.

·                     Në “Analiza kimike dhe instrumentale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), në “Analiza kimike dhe instrumentale”.

·                  Në “Biologji”, në profilet:

·         “Biologji shtazore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji shtazore”.

·         “Biologji bimore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji bimore”.

·         “Edukim biologjik”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Edukim biologjik”.

·                  Në “Biologji eksperimentale”, në profilet:

·         “Biologji qelizore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Biologji qelizore”.

·         “Gjenetikë e popullatave”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Gjenetikë e popullatave”.

·         “Mikrobiologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND), me profil “Mikrobiologji”.

13.   Programet e studimeve të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre, është, të paktën, një vit.

14.   Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

15.   Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, miratuar për Universitetin e Tiranës.

16.   Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


08/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›