VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË SPANJËS PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES, NDëRMJET QEVERISë Së REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE MBRETëRISë Së SPANJëS PëR SHMANGIEN E TATIMIT Të DYFISHTë DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL Në LIDHJE ME TATIMIN MBI Të ARDHURAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA 10/02/2010