E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR GREQI-SHQIPËRI, PËR VITIN 2008, TË KOMPONE

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR GREQI-SHQIPËRI, PËR VITIN 2008, TË KOMPONENTIT II, TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAADERIMIT (IPA) – BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR PËR SHQIPËRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Greqi-Shqipëri, për vitin 2008, të komponentit II, të Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit (IPA) – Bashkëpunimi ndërkufitar për Shqipërinë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


18/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›