VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT DHE KFW-SË, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI RURAL I FURNI
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT DHE KFW-SË, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI RURAL I FURNIZIMIT ME UJË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministrit të Brendshëm, ministrit të Financave dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe KfW-së, për financimin e projektit “Programi rural i furnizimit me ujë”, me një kredi, prej 7.5 milionë eurosh dhe një grant, prej 1 milion eurosh.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA