VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR DISA BASHKI
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR DISA BASHKI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 8 e 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Bashkive të mëposhtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t’u shtohen fondet, si më poshtë vijon:
a) Bashkisë Burrel 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë;
b) Bashkisë Kamëz 25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekë;
c) Bashkisë Bajram Curri 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë;
Ç) Bashkisë Kukës 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë;
d) Bashkisë Krujë 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë;
dh) Bashkisë Shkodër 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë;
e) Bashkisë Berat 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.
2. Fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe bashkitë Burrel, Kamëz, Bajram Curri, Kukës, Krujë, Shkodër e Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I ST R I
SALI BERISHA