VENDIM PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË VIKTIMAVE, TË SHKAKTUARA NGA TRAGJEDIA E DATËS 15 MARS 2008, NË FSHATIN GËRDEC, BASHKIA VORË », TË NDRY
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË VIKTIMAVE, TË SHKAKTUARA NGA TRAGJEDIA E DATËS 15 MARS 2008, NË FSHATIN GËRDEC, BASHKIA VORË », TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.277, datë 18.3.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 2, shifra « ... 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë... », zëvendësohet me « ... 32 000 000 (tridhjetë e dy milionë) lekë... ».
2. Pas pikës 2, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
« 3. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonisë mortore për viktimat e tragjedisë së datës 15.3.2008, në fshatin Gërdec, bashkia Vorë, të përballohen nga Ministria e Brendshme, me fondin e emergjencës, miratuar për vitin 2008. ».
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA