E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E PJESSHME, TË ZGJERUAR, NË SPORT (EPAS)”

V E N D I M

PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E PJESSHME, TË ZGJERUAR, NË SPORT (EPAS)”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 

V E N D O S I:


Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e pjesshme, të zgjeruar, në sport (EPAS)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

P R O J E K T L I GJ

 
PËR

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E PJESSHME, TË ZGJERUAR, NË SPORT (EPAS)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e pjesshme, të zgjeruar, në sport (EPAS).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›