E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri Berisha priti në mbrëmje shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar,zotin Gerwin Bell.

Në takim u diskutuan dy çështje të rëndësishme :

zhvillimi ekonomik i vendit  dhe rishikimi i zhvillimeve fiskale për vitin 2008.

Misioni i FMN-së vlerësoi pozitivisht politikat ekonomike në Shqipëri, stabilitetin makro-ekonomik,

rritjen e kapitalit të investimeve , reformën fiskale dhe klimën e bisnesit.

FMN vlerësoi gjithashtu se edhe  zhvillimet fiskale deri tani janë në përputhje me parashikimet e këtij organizmi.

Rishikimi i zhvillimeve fiskale per vitin 2008 do të jetë objekt i misionit  të FMN-së gjatë qëndrimit dy javor në Shqipëri. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›