E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e konsorciumit slloven.

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e konsorciumit solloven, të cilët paraqitën projekt –idenë për ndërtimin e një porti të madh në Shëngjin të Lezhës.

Kryeministri Berisha pasi u njoh me projektin, iu prezantoi bashkëbiseduesve sllovenë, situatën ekonomike në Shqipëri dhe reformat e ndërmarra në infrastrukturën portuale.

Kryeministri Berisha tha se pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Shqipëria është bërë qëndër interesi për investime në portet e mëdha të vendit, në Durrës , Vlorë dhe Shëngjin.

Kryeministri Berisha siguroi investitorët sllovenë se  projekti i tyre për ndërtimin e një porti në Shëngjin do të vlerësohet me transparencë dhe konform ligjeve në fuqi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›