VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1164, DATË 25.11.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË QENDRËN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, SI DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLL
V E N D I M
PëR
NJë NDRYSHIM Në VENDIMIN NR.1164, DATë 25.11.2009, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në QENDRëN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, SI DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT, Në KëTO PROGRAME STUDIMI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 4, e vendimit nr.1164, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Kuota e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, për vitin 2009-2010, është 77 dhe ndahet, si më poshtë vijon:
a) Në "Shkencat gjuhësore" 15 kuota;
b) Në "Studime letrare" 20 kuota;
c) Në "Shkencat etnologjike dhe folklor" 10 kuota;
ç) Në "Shkencat historike" 22 kuota;
d) Në "Shkencat arkeologjike" 10 kuota.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/07/2010